Lajme
“Hipermarketi patriotik” serbo-shqiptar lë pa koment Beogradin
Një orë para se realiteti shqiptaro-serb të ballafaqohej artistikisht në skenën e teatrit “Bitef”, objekti ishte nën masa sigurie.
Afro dhjetë policë të shpërndarë rreth ndërtesës, që dikur ka qenë kishë, jepnin pamjen e një situate të jashtëzakonshme. Por, krejt çka do të ndodhte të hënën në mbrëmje në atë teatër ka qenë një shfaqje.
“Është lajmëruar se mund të ketë probleme që mund të shkaktohen nga huliganë a nacionalistë”, ka qenë përgjigjja që organizatorët kanë dhënë kur janë pyetur për arsyen e pranisë së policisë, shkruan Koha Ditore.
Të hënën në teatrin “Bitef” është dhënë premiera e shfaqjes me regji të Dino Mustafiq, “Hipermarketi patriotik”, ku luajnë aktorët nga Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Teksti i shfaqjes i shkruar nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj dhe kolegia e tij nga Serbia, Minja Bogavac, i bazuar në rrëfimet e vërteta të njerëzve të thjeshtë nga këto vende, është vënë në skenë nga aktorët Kushtrim Hoxha, Ema Andrea, Slobodan Beshtiq, Dubravka Kovjaniq, Bajrush Mjaku dhe Milutin Milosheviq.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











