E-Diaspora
Historia e shqiptarit të suksesshëm përtej oqeanit
I suksesshëm është edhe Kris Tod, një djalosh i ri dhe një nga studentët më të mirë të “Yale University”, i cili ka krijuar një aplikacion të quajtur ShopthisFeed
Shqiptarët janë të suksesshëm kudo që janë dhe në shumë fusha të ndryshme. Këtu nuk bëjnë përjashtime as ata përtej oqeanit.
I suksesshëm është edhe Kris Tod, një djalosh i ri dhe një nga studentët më të mirë të “Yale University”, i cili ka krijuar një aplikacion të quajtur ShopthisFeed.
Ai në një intervistë për “BusinessMag” rrëfen çfarë ka arritur deri më tani, dhe synimet për të ardhmen.
“Është një kënaqësi për mua të komunikoj me komunitetin sipërmarrës shqiptar. Unë kam lindur në Shqipëri, dhe jam larguar nga andej në moshën 6 vjeçare. Jemi vendosur në Toronto, Kanada për më shume se 16 vite. Pasi mbarova shkollën e mesme në Toronto, u pranova në “Yale University” për degën Politikë dhe Ekonomi. Gjatë studimeve jam aktivizuar shumë me ekipin e debatit dhe konferencat e studenteve në kombet e Bashkuara. Këto konferenca organizoheshin nga Universiteti i Harvard-it si për shembull në Belgjikë, Korenë e Jugut, Francë etj, me pjesëmarrës studentë nga universitetet e gjithë botës. Në vitet 2014, 2015 dhe 2016 jam zgjedhur si “Diplomati më i mirë” me votat e gjithë studentëve pjesëmarrës. Në vitin 2015 kam qenë drejtor i Konferencës në Oxford, Angli”, ka theksuar ai.
Krisi është krijuesi i një aplikacioni të quajtur “Shofthisfeed”. “SHOPTHISFEED është një kompani që është hapur në Yale me një shokun tim kur ishim studentë. Kjo është një platformë që bazohet në Instagram dhe bën të mundur shit-blerje direkt nëpërmjet fotografive të Instagramit. Pra, u shërben si shitësve edhe blerësve, për të kryer aktin e shitblerjes nga fotografitë. Pra, të gjitha kompanitë që përdorin Instagramin, mund të përdorin programin e SHOPTHISFEED për çdo fotografi për të realizuar transaksionin”, ka theksuar Kris Tod.
Ai ka folur edhe për planet për të ardhmen. “Tani për tani kam disa projekte që po punoj. Bashkë me vëllain tim që po studion Shkenca Kompjuterike në Yale po përgatisim një aplikacion tjetër që do ta hedhim në treg shumë shpejt. Unë gjithashtu jam drejtor i “Kayros entrepreneur” për studentët në Toronto. Për momentin jam zëvendës President në “Krijoh Group”, një kompani që është e përshfirë në tregun e banesave në bashkëpronësi në Toronto”.
Shqipërinë nuk e harron asnjëherë. “Unë jam optimist nga natyra. Shqipëria ka një treg të ri në fushën e software dhe në përdorimin e aplikacioneve. Në të ardhmen do të më pëlqente shumë të përfshihesha në tregun shqiptar. Shqipëria më pëlqen dhe e vizitoj çdo vit”.
Si arriti të jetë kaq i suksesshëm në Kanada. “Do ta quaja një sakrificë të jashtëzakonshme të prindërve të mi ardhjen në Kanada me 2 djem të vegjël. Gjëja e parë që më bëri përshtypje në Kanada ishte gjuha. Unë sapo kisha filluar të lexoja shqip (mami im ishte mësuese) dhe më kishte mësuar të lexoja shqip me idenë që të mos e harroja. Anglishtja më ka tërhequr dhe unë isha shumë i dashuruar pas librit. Isha shumë kurioz nga natyra dhe kjo më bëri që të eksploroj me fjalën duke shkruar edhe vetë më pas”.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriKris Tod
- Prejardhja:Shqipëri
- Vendi ku vepron:Kanada
- Profesioni:Krijues i aplikacioneve
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut












