Lajme
Historianët kundërshtojnë kërkesën turke për ndryshim të historisë
Kërkesa e ministrit turk të arsimit, që ka kërkuar në Prishtinë heqjen e “paragrafëve fyese” në librat shkollorë, ka nxitur debatë në botën akademike.
Autorët e librave të historisë kanë reaguar kundër kërkesësë së ministrit turk të arsimit.
“Në asnjë tekst të historisë ku programet përfshijnë shkrimet për Perandorinë Psmane nuk ka asnjë fjalë fyese. Nëse themi psh. Perandoria Osmane është pushtuese, s’kemi çka i bëjmë, sepse Perandoria Osmane sipas fakteve është e tillë, është pushtuese.Nuk e thotë asnjë historan tjetër ndryshe në Kosovë. Dikush edhe mund të ketë ngarkesa të natyrave të tjera, por faktet nuk mund t’i ndryshojmë për hir të interesave të politikës ditore”, ka thënë historian Frashër Demaj për mediat e vendit.
Njëjtë është shprehur edhe historian Hakik Bajrami. “Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë. Ato çfarë ka bërë Perandoria Osmane, kanë qenë krime dhe krime do të mbesin, pavarësisht korrigjimeve e rishkrimeve që mund të bëhen në libra. Krejt e dinë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na me e fshi atë a? Krejt botën e japim, e Skënderbeun s’e japim”, është shprehur historiani Hakif Bajrami për gazetën Express.
Bajrami, përmend disa raste të krimeve që osmanlinjtë kanë bërë në trojet shqiptare.
“Prej Shkupit e deri në Merdar, Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë”, ka deklaruar historiani Bajrami.
Madje ai përmend diskriminimin që ajo Perandori i ka bërë popullit shqiptar.
Sipas tij Perandoria Osmane në vitin 1868, serbëve u ka lejuar që të hapin shkollë në mes të Stambollit, ndërsa shqiptarëve nuk ua ka lejuar hapjen e tyre as në vilajetet e veta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











