Të tjera
HISTORIKE: Kosova në Botëror
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u mbajt ndeshja finale mes dy ekipeve të hendbollit, asaj të Kosovës U21 dhe Taipeit Kinez U21.
Fituesi i kësaj ndeshje do të shkojë në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Spanjë, garat që nisin nga 16 korriku dhe zgjasin deri më 28 korrik.
Kosova U21 që nga fillimi ishte bindëse për fitore. Në tetë minutat e parë, Kosova 4- 1 Taipeit Kinez.
Në një pjesë Kosova dhe Taipeit ishin në rezultat 11-6.
Në pjesën e dytë të lojës u ngushtua rezultati, duke bërë që Kosova të jetë vetëm 1 pikë më shumë ndaj Taipeit.
Minutat vazhdonin, ndërsa Kosova ishte e bindur se do të shkruante historinë, andaj dhe luftuan aq shumë për të ikur Taipeit.
Në fund të kësaj ndeshjeje Kosova triumfoi dhe rezultati përfundimtar ishte Kosova 30, Taipeit 26.
Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll shkroi historinë sot, duke bërë që të kualifikohet në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në korrik në Spanjë.
Gjithashtu Kosova U21 në hendboll është kombëtarja e parë që arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












