Portrete të firmave
Gzim Hasani dhe Florim Cuculi frymëzojnë komunitetin zviceran të hendbollit
Pasioni, disiplina, fryma ekipore, loja korrekte, përgjegjësia personale dhe një vullnet i papërmbajtshëm për të arritur gjëra të mëdha: Këto janë vlera që lidhin sportin me ndërmarrësinë. Këto janë vlera që lidhin komunitetin tonë swissalbs me Zvicrën

Gzim Hasani dhe Florim Cuculi kanë mbajtur një prezantim në “Forumin e Sipërmarrësve të Hendbollit” për këtë vit, në Arosa me temë: “Migrimi në sport – nuk ka kufij të dukshëm ndërmjet kombeve migratore dhe Zvicrës. Fryma sportive na bashkon”.
Mënyra e paraqitjes së sipërmarrësit dhe mjekut ishte simpatike, mendjemprehtë dhe me humor. Ata bënin të gjithë komunitetin e hendbollit për të qeshur çdo minutë. Në publik ishin edhe personalitete të njohura nga sporti, biznesi dhe politika, si Thierry Burkhard, anëtar i FDP-së, Urs Berger, President i Bordit Drejtues të kompanisë Mobiliar, pronar i Stämpfli Verlag Peter Stämpfli, apo ish-hendbollistja e njohur Karin Weigelt dhe futbollistja e kombëtares zvicerane Lara Dickenmann (VfL Wolfsburg në Bundesligën e femrave), shkruan albinfo.ch. Duke ju referuar shembullit të historisë së tyre të suksesit, të dy folësit frymëzuan dhe motivuan të pranishmit dhe i inkurajuan ata të mendojnë.
Gzim Hasani është CEO i smzh – një ofrues i shërbimeve financiare në qendër të Cyrihut
Gzim Hasani është një vizionar mbresëlënës, artdashës dhe sipërmarrës i pasionuar me një dhunti për afërsi me njerëzit. Ai foli jo vetëm për paragjykimet me të cilat i është dashur të përballej gjatë gjithë karrierës së tij, por për më tepër i tregoi audiencës se si i kthente sfidat në shanse. Ai kishte mësuar gjuhën e atyre që kishte për ballë dhe kështu kishte fituar besimin e njerëzve të tij, klientëve dhe mbi të gjitha kundërshtarëve të tij, shkruan albinfo.ch. I vendosur dhe ambicioz.
Prezantimit të moderatores sipas të cilës kardiologu Prof Dr. Florim Cuculi, si një emigrant 14-vjeçar, e ka kaluar një kohë të vështirë në Zvicër, ai i është përgjigjur se e shihte gjithmonë gotën gjysmë të mbushur (me optimizëm) dhe se mundësia që i kishte ofruar Zvicra i zhvilloi aftësitë dhe talentin e tij deri në shkallën e profesorit.
Prof Dr. Florim Cuculi është Bashkëdrejtues i Kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit dhe pronar i Qendrës Kardio në Lucern
Ekonomia zvicerane konsiderohet të jetë një nga ekonomitë më produktive dhe më të qëndrueshme në botë. Komuniteti swissalbs jep një kontribut të rëndësishëm në performancën ekonomike zvicerane. “Duhet të heqim dorë nga reduktimi i atdheut tonë vetëm në kufij dhe flamuj”, është shprehur Florim Cuculi. “Ne na lidh performanca, përgjegjësia, përkushtimi, humanizmi dhe suksesi. Ne mund të tregojmë me besim sukseset tona dhe të festojmë së bashku”.
Kryetari i Shoqatës së Hendbollit të Zvicrës, Pascal Jenny, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në skenë, u përgjigj: “Ne zviceranët/zviceranet duhet të marrim një copëz nga ky vetëbesim dhe të identifikohemi me sukseset tona”.
Sfondi përrallor në Arosa ofron një mjedis të përshtatshëm për të takuar njerëz me orientime të përbashkëta dhe për t’u frymëzuar. Forumi i ardhshëm i Sipërmarrësve të Hendbollit, HUFO, do të mbahet më 18./19. gusht 2023.
Sipërmarrësi dhe CEO i smzh (Swiss Management Zürich AG), Gzim Hasani: “Sporti është forma më e ndershme e barazisë”
smzh synon të ofrojë qasje për këshilla financiare të bazuara në nevoja për individët privatë, sipërmarrësit dhe kompanitë në të gjithë Zvicrën në lidhje me dëshirat dhe qëllimet e tyre.
Falë pavarësisë së saj, smzh siguron që klientët e saj të marrin zgjidhje të përshtatura dhe gjithëpërfshirëse në çdo fazë të jetës.
Me mbështetjen e saj 360°, ajo shoqëron klientët e saj afatgjatë dhe në mënyrë proaktive në zbatimin e strategjisë së përcaktuar bashkërisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Fillimi i jetës në një vend të huaj: Zvicra e kalon Austrinë dhe Gjermaninë Një renditje e re ndërkombëtare ka bërë që Zvicra të renditet mbi fqinjët e saj gjermanishtfolës,...
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë