Sport
Hitzfeld qetëson zviceranët
“Kombëtarja është e paprekur, është krijuar atmosferë e mirë. Ata janë të lumtur kur e shohin veten e tyre aty. Janë rritur që nga fëmijëria së bashku, prandaj jam i bindur se Xherdani dhe Graniti do të vazhdojnë me Zvicrën”, deklaroi trajneri gjerman
Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld i njeh shumë mirë futbollistët shqiptarë, sidomos Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. Ai në një intervistë për “Blick”, ka folur rreth çështjes nëse futbollistët nga Kosova do të vazhdojnë të luajnë për Zvicrën, shkruan albinfo.ch.
“Fillimisht duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendos Kongresi i FIFA-s dhe më pas do të vendosin nëse lojtarët që kanë luajtur për një vend tjetër, mund të luajnë tani për tani për Kosovën, apo pas dy ose pesë vitesh”, deklaroi Hitzfeld për “Blick”.
Ai është i bindur se Shaqiri dhe Xhaka, nuk do të largohen nga Përfaqësuesja e Zvicrës. “Kombëtarja është e paprekur, është krijuar atmosferë e mirë. Ata janë të lumtur kur e shohin veten e tyre aty. Janë rritur që nga fëmijëria së bashku, prandaj jam i bindur se Xherdani dhe Graniti do të vazhdojnë me Zvicrën”, shtoi trajneri gjerman.
“Unë mund ta imagjinoj se sa të vështirë e kanë ata. Kjo është si të jesh në familje dhe të diskutosh për fëmijën tuaj. Të luaj për rrënjët e tua, apo për vendin ku je rritur. Është çështje e ndërgjegjës tuaj. Nëse ata i kushtojnë vëmendje karrierës së tyre, me Kombëtaren zvicerane shanset i kanë për suksese më të mëdha. Nëse zgjedhin Kosovën, kjo është gjë emocionale”, u shpreh Hitzfeld.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?












