Shqipëria
Holanda dëshiron viza për shqiptarët, por raporti për krimet i nxjerr blof
Raporti i KE-së, i dhjetorit 2018, shprehet qartë se Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për udhëtim pa viza
Mospëlqimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Holanda është një histori e gjatë, e cila nuk nisi një ditë më parë me kërkesën e Parlamentit për heqjen e liberalizimit të vizave ndaj shtetasve shqiptarë.
Edhe një vit më parë, ishte Holanda, e cila nën moton “Strikt, por të drejtë”, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së shprehu skepticizëm të thellë për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Zëdhënësja e partisë CDA, deputetja Madeleine van Toorenburg tha fjalë të ashpra në Parlament dhe kërkoi më pak shqiptarë në vendin e saj, në një formë që do t’i përshtatej partisë politike të ekstremit të djathtë, PVV.
Deputetët kërkues të rikthimit të vizave nuk iu bindën fakteve dhe shifrave për kriminalitetin shqiptar, paraqitur në Parlament nga Qeveria e Holandës. Si arsye kryesore për rikthimin e vizave, pesë parti politike në Holandë përdorën atë që ata e cilësuan si “rritje serioze e krimit të organizuar të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam”.
Por, sa qëndron ky argument i përdorur në Parlament?
Top Channel, bazuar në të dhënat zyrtare të “Statline” të Holandës sjell të dhënat statistikore të shqiptarëve që kanë pasur probleme me ligjin gjatë dy viteve të fundit.
Po të shohim të dhënat mbi shkeljet penale nga shtetasit shqiptarë të dyshuar në Holandë, nga 710 persona në vitin 2016, ato kanë zbritur në 499 në vitin 2017 dhe në 470 persona të dyshuar në vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, midis 244.500 të dyshuarve në regjistrin përkatës të autoriteteve holandeze për vitin 2018, shqiptarët përbëjnë vetëm 0.2% të rasteve.
Në letrën dërguar nga ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë, për Parlamentin e Holandës, theksohej që Komisioni Evropian vlerëson kriteret që lidhen me udhëtimin pa viza për të gjitha vendet që kanë një regjim të tillë vizash.
Raporti i KE-së, i dhjetorit 2018, shprehet qartë se Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për udhëtim pa viza.
Edhe ky fakt u anashkalua nga deputetja Van Toorenburg dhe disa deputetë të tjerë, duke e zhvendosur debatin në Parlamentin holandez, nga gjuha e fakteve tek urrejtja ndaj shqiptarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














