Shqipëria
Holanda do bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë
Holanda do të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE.
“De Telegraaf”, raporton se Holanda do të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe se ky është edhe mesazhi që shumica e Dhomës së Përfaqësuesve do të përçojë përmes qeverisë në mbledhjen e radhës së ministrave të Jashtëm të BE.
“Kemi një shqetësim serioz për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Stephanus Abraham Blok, por sërish Holanda nuk ia ka mbyllur dyert Shqipërisë, raporton “De Telegraaf”, e cila shton se kjo është edhe arsyeja se përse partitë VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus po mbledhin votat për t’ia ndaluar qeverisë që të pranojë hapjen e negociatave me vendin tonë.
Deputeti i CDA, Van Helvert pranon influencën në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por sipas tij kjo frikë nuk mund të jetë një kriter për hapjen e negociatave, shkruan KK, përcjell Albinfo.ch.
Helvert, raporton “De Telegraaf”, e pranon progresin në Shqipëri, por ecuria e dobët e Vettingut nuk është bindës për hapjen e negociatave, njofton Top Channel.
“Po ka progres në Shqipëri, si për shembull me reformën në gjyqësor, por nga 800 gjykatës vetëm 10 janë testuar. E me këtë me këtë nuk mund të thuash që vendi është gati për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Deputeti i CDA, Van Helvert.
Sipas “De Telegraaf”, vetëm D66 dhe GroenLinks janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Parti të cilat besojnë se dy shtetet ballkanike do të kujdesen më mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit nëse kanë një perspektivë të qartë të pranimit. “Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen,” ka deklaruar deputeti Verhoeven i D66, duke shtuar se ky veprim nuk është aspak i nxituar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













