Të tjera
Holanda u kërkon falje ish-ushtarëve të dërguar për të mbrojtur Srebrenicën
Qeveria holandeze u ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve të dërguar për të mbrojtur Srebrenicën gjatë luftës në Bosnje.
Kryeministri Mark Rutte u shpreh se trupat holandeze nuk ishin pajisura si duhet për të ndaluar masakrën dhe iu kërkua të kryenin një detyrë të pamundur.
Në korrik 1995, rreth 8,000 burra myslimanë u masakruan pasi forcat holandeze u rrethuan nga trupat serbe të Bosnjës. Më herët, qeveritë holandeze kanë këmbëngulur se faji ishte i OKB-së pasi dështoi në ofrimin e mbështetjes ajrore, shkruan Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Duke folur me veteranët në një bazë ushtarake në Holandën qendrore, Rutte pranoi se trupat e forcës paqeruajtëse Dutchbat III nuk ishin të pajisur si duhet dhe nuk morën mbështetjen ushtarake të nevojshme.
“Sot iu kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Të gjithë ju këtu dhe atyre që nuk janë me ne sot. Me vlerësimin dhe respektin më të madh të mundshëm për mënyrën në të cilën Dutchbat III u përpoq të bënte gjënë e duhur, në rrethana shumë të vështira”, u shpreh Rutte.
Përveç kërkimit të faljes, ushtarëve holandezë të Srebrenicës iu dha edhe Medalja e Bronztë e Nderit nga ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren.
Në korrik 1995, në mes të një fushate gjenocidi nga forcat serbe të Bosnjës, mijëra muslimanë ikën në një zonë të sigurt të OKB-së në Srebrenicë. Ata mbroheshin nga trupa holandeze të pajisura me armë të lehta, të cilat u rrethuan gjatë një avancimi të serbëve të Bosnjës.
Pasi siguruan dorëzimin e forcave holandeze, trupat serbe të Bosnjës nën drejtimin e gjeneralit Ratko Mlladiç morën mënjanë burra dhe djem nga mosha 12 deri në 77 vjeç. Gjatë pesë ditëve të ardhshme ata u ekzekutuan dhe u varrosën në varre masive nga trupat e Mlladiçit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse









