CH-Ballkani
‘Home’ nga Kosova nominohet për ‘St. Louis Film Festival’
“Home” është një film i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie mes vëllait dhe motrës, mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore
Filmi ‘Home’ me regjisor More Raça dhe producent Sunaj Raça është pranuar si konkurrent zyrtar në festivalin ‘St. Louis Film Festival’, që siç njofton Qendra Kinematografike e Kosovës mund ta kualifikojë atë edhe për Çmimet “Oscar”, shkruan albinfo.ch.
Në komunikatën zyrtare të QKK-së theksohet se kjo arritje vjen pas premierës botërore në “Raindance Film Fesitval”, ku u mirëprit nga publiku londinez. Për filmin “Home” shkroi një analizë edhe portali “The Critical Critic”, duke e cilësuar filmin si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë. Kritikët vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika.
Ky film tashmë vazhdon rrugëtimin në festivale të tjera. “Home” është pranuar në konkursin zyrtar në “St. Louis Film Festival”, i cili do të mbahet nga data 3 deri më 13 nëntor në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fituesit e çmimeve “Best Live Action Short”, “Best Animated Short”, “Best of Fest (Narrative Short)” dhe “Best Documentary Short” mund të aplikojnë më pas për t’u marrë në konsideratë edhe për “Oscars”.
“Home” është një film i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie mes vëllait dhe motrës, mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.
Në këtë film luajnë aktorë si Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça dhe Gani Morina.
Filmi është prodhim i shtëpisë kinematografike “Arena” dhe mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale










