Shqipëria
Hotelet në Korçë e Pogradec janë të rezervuara 100% për Krishtlindje e Vitin e Ri
Në Korçë e Pogradec operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara ne qytet dhe fshatrat turistike për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Anila Kapurani, administratore e njërit prej hoteleve masive në qytetin e Korçës bën të ditur se të dyja datat e rëndësishme janë të rezervuara 100%.
“Është bërë traditë shumëvjeçare që Krishtlindje dhe Viti i Ri, Korça është full e rezervuar. Le ta themi, është kryeqendra e festave të fundvitit. Rezervimet fillojnë shumë herët, në fillim nëntori ne nxjerrim paketat e fundvitit dhe në mes të muajit dhjetor jemi full.
Pogradeci po ashtu ka shënuar rritje kërkesash edhe për këtë vit, vendas, të huaj por edhe të rinj.
“Kërkesat janë të lartë. Në vitet e fundit gjithmonë e më shumë janë në rritje interesimi për të kaluar festat në qytetin e Pogradecit dhe themi se për punë ditësh janë të mbyllura të gjitha rezervimet me kapacitet të plotë. Është një miks. Dominojnë turistët vendas, por shohim një interesim në rritje edhe nga turistët e huaj, që përveç sezonit veror duan të vijnë edhe në këto prag festash për të vizituar qytetin e Pogradecit”, tha Krios Hymeti, administratori i një hoteli në Pogradec.
Fshatrat turistikë janë po ashtu zgjedhje e parë për këdo në këto festa. Boboshtica vijon të mbetet një nga fshatrat me të kërkuar. Olsi Melko tha se Boboshtica jo vetëm ka shtuar tavernat por dy vitet e fundit edhe kapacitetet akomoduese.
“Unë çdo fundvit, Boboshtica si dhe gjithë pjesa e Korçës janë zonat më të preferuara për festat e fundvitit. Mikpritja, natyra, ambientet, lokalet tona, zbukurimet e bukura, vatrat pranë zjarrit. Festat e fundvitit këto bukurira kanë. Një vatër e zbukuruar me motivet e Krishtlindjes”, tha për A2 CNN, Olsi Melko.
Të rezervuara për festat janë dhe hotelet e fshatrave turistikë Voskopojë e Dardhë, Lin e Tushemisht në Pogradec, ashtu si edhe Kolonja e Leskoviku kanë pasur kërkesë të lartë për këtë vit.
E-Diaspora
-
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra Komuniteti shqiptar në Bern merr pjesë në festivalin multikulturor... -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet
Jeta në Zvicër
-
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra Komuniteti shqiptar në Bern merr pjesë në festivalin multikulturor... -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet











