Lajme
Hotelet në Kosovë shfrytëzohen vetëm 10 %
Pjesë e kësaj ankete ishin 130 hotele nga e tëra Kosova, me shumicën nga rajoni i Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, etj, kurse sipas anketës kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 10.11%
Hotelet në Kosovë po shfrytëzohen shumë pak, dhe kjo dëshmohet edhe në bazë të statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që ka publikuar raportin për tremujorin e parë të vitit 2017, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e kësaj ankete ishin 130 hotele nga e tëra Kosova, me shumicën nga rajoni i Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, etj, kurse sipas anketës kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 10.11%.
Kjo përqindje ishte edhe tremujorin e katërt të vitit 2016, pra nuk ka asnjë ndryshim.
“Në këtë tremujor (TM1 2017), numri i vizitorëve ishte 24 533, prej tyre 31.89 % ishin vizitorë vendorë dhe 68.11% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM1 2017 ishte 36 080, prej tyre 27.22 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 72.78 % janë nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 047 vizitorë dhe 23 246 net-qëndrime”, thuhet në njoftim.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











