Lajme
Hotelet në Kosovë vazhdojnë të mbesin të zbrazëta
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kapaciteti i shfrytëzuar nga hotelet në nivel të Kosovës është 14.58 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) të këtij viti, sipas cilave as 15 për qind e kapaciteteve hoteliere nuk mbushen me turistë. Pjesë e anketës së ASK-së kanë qenë 103 hotelet që ushtrojnë veprimtarin e tyre në gjithë territorin e Kosovës.
Pjesa më e madhe e këtyre hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt e Pejës, ndërsa sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.58 për qind.
“Në tre mujorin e parë të viti 2016, numri i vizitorëve është 32 641, prej tyre 45.8 për qind janë vizitorë vendorë dhe 54.2 për qind janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve gjatë kësaj periudhe është 46 496, ku 41.9 për qind e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 58.1 për qind janë nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së, raporton Albinfo.Ch.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimeve në hotele e bujtina e ka rajoni i Prishtinës me 20 730 vizitorë dhe 32 871 netëqëndrime. “Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













