Kosova
Hoti: Dialogu përfundon me njohje
Në Kuvendin e Kosovës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u tha deputetëve se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. Ai tha se ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës, Hoti u thirr të enjten në interpelancë.
“Integriteti territorial është i panegociueshëm dhe nuk është shtruar si çështje para meje, organizimi kushtetues i Kosovës nuk bën të preket, nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë. Për këto dy parime të dialogut, ka mbështetje të plotë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Parimi i tretë është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovë”, tha Hoti.
Kreu i qeverisë foli edhe për Asociacionit e komunave serbe, ku theksoi se kjo temë nuk do të hapet në Bruksel.
“Lidhur me temën e asociacionit, qëndrimi ynë është se kjo temë nuk hapet në dialog. Kjo temë nuk hapet pasi ka një marrëveshje të arritur në vitin 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Përtej kësaj ekziston marrëveshja e parimeve për asociacionit dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Për të gjitha temat në Bruksel vlen parimi se asgjë nuk dakordohemi nëse nuk dakordohemi për marrëveshjen finale përfundimtare”, shtoi Hoti.
Sipas Hotit, në këtë fazë të dialogut, është duke u bërë draftimi i elementeve të caktuara të marrëveshjes për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se marrëveshja duhet të përmbajë elemente që shfuqizojnë rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













