Kosova
Hoti flet pas formimit të Qeverisë
Ai thotë se do të bashkëpunojë edhe me opozitën
I kënaqur nga marrëveshja e arritur me partnerët e tij të koalicionit, Avdullah Hoti doli të flasë para mediave në cilësinë e kryeministrit, duke potencuar se ndjehet shumë i kënaqur që kanë arritur një marrëveshje për nevojat emergjente që, sipas tij, i ka Kosova.
“Sot ishte një seancë e mirë në Kuvend, e organizuar mirë dhe në përputhje me Kushtetutën. Jam shumë i kënaqur që pas një muaji pune me partnerët kemi bërë një program për nevojat emergjente që i ka Kosova”.
“Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e menjëhershme. Kuvendi do të ketë punë qysh me fillim. Kam dhënë zotimet para deputetëve dhe qytetarëve për ndërrimin e diskursit publik. Jam i vetëdijshëm dhe i bindur që me koalicionin që kemi ndërtuar edhe me opozitën, jemi bërë pjesë e të gjitha proceseve të rëndësishme. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, tha Hoti, përcjell albinfo.ch.
Por, ndonëse u pyet nga gazetarët, Hoti nuk pranoi të fliste për koalicionin që lidhi me Listën Serbe./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











