Kosova
Hoti: Së pari zgjedhje, pastaj dialog
Lidhja Demokratike e Kosovës insiston që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka thënë se së pari duhet të mbahen zgjedhje e pastaj dialog, projekt për të cilin ka thënë se prodhon stabilitet institucional dhe eviton rreziqet gjeopolitike që po i kanosen vendit.
“Nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jonormale institucionale brenda në Kosovë. Gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm e as zhvillim në asnjë segment të jetës”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se nuk mund të vazhdohet rrugëtimi normal i Kosovës drejt BE-së me këtë situatë.
“Situata e krijuar me angazhimin antikushtetues të Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, e ka nxjerrë nga binarët këtë rrugëtim. LDK-ja nuk do të ndalet në këtë përpjekje për t’i bindur të gjitha forcat politike për projektin “Së pari zgjedhje, pastaj dialog”, përfundon Hoti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













