Kosova
Hoxhaj mendon se është koha për një marrëveshje me Serbinë
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi sot se liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe BE-së dhe porositi se duhet ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë.
Ai tha se tani është koha që përfundimisht të arrihet marrëveshja finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB.
Hoxhaj këto komente i bëri me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në organizim të Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup, shkruan RTK, përcjell albinfo.ch.
“Ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara. Bombardimet e NATO-s shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini Sot është e premte, data 13 dhe, ashtu si shumica e vendeve, Zvicra ka listën e... -
Më shumë se 5 milionë franga janë shpenzuar për fushatat zgjedhore të nëntorit -
Bëhet apel për kujdes në male, paralajmërohet rrezik i lartë për orteqe -
Raste të tjera të dyshuara të helmimit të mundshëm të foshnjeve nga qumështi formulë -
Negociatat e ardhshme për Ukrainën do të mbahen në Gjenevë
















