Kosova
Hoxhaj: Këtë verë, lajme të mira për liberalizim të vizave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot priti në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Pas këtij takimi, Hoxhaj u shpreh optimist për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se mund të ketë lajme të mira në verën e këtij viti.
“Kemi diskutuar për liberalizmin e vizave, fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian në maj të këtij viti, mund te krijohet një rrethanë e re dhe në verë mund të ketë vendimmarrje pozitive”, deklaroi Hoxhaj, transmeton kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Hoxhaj tha se evropianët janë të vendosur të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ishte diskutuar edhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.
“Rrallë herë i kam parë evropianët më të vendosur qe të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë. Një shqetësim të tretë qe e kishin ishte çështja e taksës. Duan ta shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdim të dialogut”, vijoi Hoxhaj.
Ndërsa David McAllister, që udhëheq delegacionin prej 7 eurodeputetëve, tha shkurt se kanë biseduar për çështjet aktuale, liberalizimin e vizave dhe se si mund të avancojnë dialogun Kosovë-Serbi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide













