Maqedonia
Hulumtim: Më shumë se gjysma e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia
Nga të dhënat e fundit, sipas hulumtimit të ‘Detektor’, e që e përpunoi Instituti për Hulumtime Politike, del se më shumë se gjysma e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi.
Sipas këtij hulumtimi, 33% e qytetarëve mendojnë të largohen, ndërsa 52% e të rinjve që kanë më pak se 29 vjet janë deklaruar se do të emigrojnë jashtë Maqedonisë.
Po ashtu, hulumtimi tregon se për më pak se gjashtë muaj numri i qytetarëve që mendojnë për t’u shpërngulur nga vendi është rritur për rreth katër për qind. Arsyeja kryesore pse duan të ikin nga vendi është nevoja për standard më të mirë jetësor. Afër 80% e qytetarëve thonë se arsye e emigrimit është punë më e mirë dhe pagë më e madhe. 60% prej tyre thonë se kanë të afërt që janë shpërngulur jashtë vendit, madje te studentët që janë përgjigjur në këtë pyetje, 80% prej tyre kanë deklaruar se kanë të afërt që ka ikur nga vendi.
Shumica e qytetarëve, apo 37% prej tyre deklarohen se para 10 vjetëve ka qenë më e lehtë të gjendet punë. Më shumë se një e treta e të anketuarve thonë se janë të gatshëm të punojnë çdo punë. Çdo i pesti është i gatshëm të rikualifikohet nëse nuk mund të punësohet sipas profesionit.
Thuhet se informatikanët, sipas pjesës më të madhe kanë profesionin më me perspektivë. Pas tyre janë mjekët dhe politikanët. Megjithatë, 53% e të anketuarve në pyetjen çfarë do të zgjidhnit sektorin privat apo shtetëror, janë përgjigjur për atë publik.
Vlen të theksohet se ky hulumtimi u zbatua nga Instituti për Hulumtime Politike me 1101 të anketuar në periudhën nga 25 deri 28 tetor, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














