Shkurt.ch
Humb jetën në aksident kosovari 19 vjeçar
Një aksident me pasoja fatale për një kosovar 19 vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Monthey, Valis.
Pasi që shoferi, për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin, automjeti që po e ngiste në rrugët e qytetit Monthey (kantoni Valis) ka rrëshqitur në rrethrrotullimin e një udhëkryqi. Përplasja e fuqishme ka bërë që automobili i përmbysur nga ana e shoferit, të rrëshqasë në drejtimin e kundërt, prej nga vinin automobilët tjerë. Kështu, një automjet që po vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër, është përplasur me të parin.
Për pasojë, njëri nga personat që ishte në automjet, një kosovar 19 vjeç me banim në Valis ka humbur jetën.
Personi i dytë, një vendës 17 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter në Klinikën Universitare të Lozanës CHUV. Vozitësi i automobilit tjetër, një vendës 52 vjeçar ka shpëtuar pa lëndime.
Policia u bën thirrje dëshmitarëve që mund të kenë njohuri lidhur me aksidentin të paraqiten në këtë numër telefoni: 027/326’56’56
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













