Shqipëria
Humbi 8 familjarët, 17-vjeçarin e shpëtoi lavatriçja
Jetën e Ramë Lalës e ka shpëtuar një lavatriçe
Sipas të dhënave, i vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes 9-anëtarëshe Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë dhe pasditen e së enjtes ai është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë për ngjarjen tragjike që i ndodhi kësaj familjeje që humbi 8 anëtarët e saj ka bërë një shkrim edhe media prestigjoze Reuters. Kjo media ka shkruar edhe për mënyrën se si shpëtoi 17-vjeçari i mbijetuar.
Jetën e Ramë Lalës e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaftë hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katërkatëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima. Blloqet e inerteve të rëna sipër lavatriçes, i kanë bllokuar çdo mundësi dalje Ramë Lalës, por fatmirësisht nuk e kanë shtypur. Ai më pas u nxor gjallë nga grupet e kërkim shpëtimit, por familja e tij nuk arriti të dilte gjallë nga rrënojat e banesës që u shemb nga tërmeti.
Nga familja e 17-vjeçarit nën rrënoja janë gjetur të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç. E ndjera u gjet e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. E pajetë u nxor edhe Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen Sahdete Lala, e cila po ashtu është nxjerrë e pajetë.
Po ashtu nga tërmeti ka ndërruar jetë Griselda Lala, 22 vjeçe (motra e Ramë Lalës), ndërkohë mbrëmë gjatë natës u nxor i pajetë Ilir Lala xhaxhai i fëmijëve (i paralizuar).
Ndërkohë babai i binjakëve të ndjerë Albert Lala ka mbërritur nga Italia dhe ka ndjekur operacionin e shpëtim-kërkimit, por për fat të keq asnjë familjarë i tij nuk mbijetoi përveç nipit 17-vjeçar.
Të vdekurit nga familja Lala:
Ilir Lala (Ishte i paralizuar prej vitesh)
Marjeta Lala (Nëna e katër fëmijëve)
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (Vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete Lala 78 vjeç (gjyshja), përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











