Lajme
Spitali në Wuhan njofton vdekjen edhe të mjekut që u prek nga koronavirusi
Mjeku kinez, Li, u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh muaj më parë, kur ai u tregoi mediave se në Kinë është duke u përhapur një virus ku do të ketë përmasa të mëdha. Pas kësaj, policia e arrestoi shkaku i përhapjes së panikut, që autoritetet kineze i quajtën të rreme. Pak muaj më vonë doli që daklaratat e këtij mjeku ishin të vërteta, fatkeqësisht edhe ai ishte prekur nga virusi kinez dhe ka humbur jetën.
Është bërë e ditur nga media shtetërore e Kinës se mjeku 34-vjeçar në spitalin e Wuhan ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Spitali ku ishte shtruar ai fillimisht bëri me dije se 34-vjeçari Li Wenliang ishte në gjendje kritike, por gjallë, duke përgënjeshtruar mediat.
Tani, spitali ka bërë të ditur se mjeku, fakteqësisht, ka vdekur.
“Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, thuhej në njoftimin fillestar të spitalit.
Disa media kineze, përfshirë gazetën e Partisë Komuniste në pushtet, kishin publikuar se doktori kishte ndërruar jetë, përpara se të fshinin postimet.
Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve “WeChat” se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit.
Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













