Lajme
Humbin jetën tre persona në një aksident në Gërlicë
Numrin prej tri viktimave të aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në Gërlicë të Kaçanikut e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi
“Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë. Për informacione tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Gashi, për Express, të shtunën.
Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë, shkruan gazeta Express.
Ndeshja në mes të një kamioni dhe një veture ka pasur pasoja fatale për tre personat. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ai ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën, shkruan Express.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











