Lajme
Hungaria të martën mbyll kufijtë
Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet e tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.
Gulys ka thënë se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak, udhëtimet humanitare si transit, si dhe udhëtimet diplomatike.
“Numri i të infektuarve është rritur dhe shumica prej tyre vijnë nga shtete e huaja”, ka thënë Gulyas përmes një konference për media.
Ai ka thënë se kufizimet janë të domosdoshme, në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë javën e ardhshme, si dhe për mbrojtje të njerëzve dhe ekonomisë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027













