Kosova
Hungaria vendos ta ekstradojë serbin në Kosovë
Autoritet hungareze kanë vendosur ta ekstradojnë për tek autoritetet kosovare të drejtësisë serbin 49-vjeçar, Ljubisa Manitasheviq, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.
Për këtë gjë vëllai i tij, Nikolla Manitaseviq, nga Hoqa e Madhe, ka hyrë në ditën e dhjetë të grevës kundër këtij vendimi, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Ljubisa Manitaseviq u arrestua në vendkalimin e Horgosit më 28 shtator dhe është në paraburgim ekstradimi në Hungari.
Atij i është ngritur aktakuzë për krime lufte nga UNMIK-u në vitin 20015 për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Krime lufte”.
Sipas gazetës serbe “Danas”, vëllai i tij ka përcjellë fjalët e Manitaseviqit, i cili kishte thënë se ai iu drejtua të gjitha institucioneve shtetërore serbe, por që askush nuk u informua për ato që kishin bërë në rastin e vëllait të tij.
Ai thuhet se kërkoi takim me ministrin serb të Drejtësisë, Nela Kuburoviq.
Po ashtu Nikolla Manitaseviqit i është bllokuar edhe llogaria në Facebook, për shkak të postimeve të tij në lidhje me arrestimin e vëllait dhe hyrje në grevë, duke e cilësuar si të papërshtatshme për fëmijët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













