Lajme
Huruglica: Doganierët serbë nuk kanë refuzuar pjesëmarrjen në aksion
"Ne kemi bërë ekipe të përbashkëta. Ata janë doganierë të Kosovës dhe ne nuk i ndajmë në serbë dhe shqiptarë"
Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ka hedhur poshtë deklaratat e publikuara në disa media serbe se pjesëtarë serbë të institucionit që ai drejton, kanë refuzuar të punojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Huruglica, për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se në dy pikat doganore në veri, janë duke punuar vetëm doganierët shqiptarë.
“Ata janë doganierë të Kosovës dhe ne nuk i ndajmë në serbë dhe shqiptarë. Ne kemi bërë ekipe të përbashkëta të shqiptarëve dhe serbëve, por në ditën e parë janë dy shqiptarë në dy pikat 1 dhe 31. Në ditët tjera do të jenë edhe serbët, edhe boshnjakët etj.”, ka theksuar Hurglica.
Në pikën kufitare në Jarinje kanë arritur pjesëtarë të EULEX-it.
Në pikë kalimin e Bërnjakes ka përfunduar aksioni i cili ka zgjatur rreth 75 minuta, i cili në këtë pikë, me helikopter, ka sjellë nga një doganier dhe një polic shqiptar, të Kosovës dhe pjesëtarët e EULEX-it, por me ta nuk kanë shkuar edhe doganierët dhe policët e Kosovës të nacionalitetit serbë, ka shkruar gazeta serbe Blic.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













