Shqipëria
Hyn në fuqi marrëveshja Zvicër-Shqipëri për menaxhimin e financave publike
Ka hyrë në fuqi marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj zvicerane, që synon forcimin e menaxhimit të financave publike në nivel vendor në Shqipëri.
Marrëveshja e zbardhur në Fletoren Zyrtare sot, mbështet fazën e dytë të projektit për “Ofrimin e asistencës teknike për forcimin e menaxhimit të financave publike në nivel vendor në Shqipëri” dhe parashikon një fond prej 4.5 milionë euro për periudhën 2024-2028, në funksion të vazhdimit të zbatimit të projektit në fjalë.
Marrëveshja është firmosur midis Ministrisë së Financave të Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri Petrit Malaj dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës, përfaqësuar nga ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber. Projekti ka si qëllim të përmirësojë planifikimin strategjik dhe menaxhimin e përgjithshëm të buxheteve në 61 bashki shqiptare, duke fuqizuar sistemet dhe proceset e menaxhimit financiar dhe duke rritur të ardhurat vendore të bashkive.
Në fazën e dytë, Zvicra do të kontribuojë me një shumë prej 4.49 milionë frangash zvicerane, duke ofruar asistencë teknike për përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, auditimit të brendshëm, dhe raportimit financiar në nivel lokal. Marrëveshja do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe pritet të sjellë rezultate të rëndësishme në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në bashkitë e vendit, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
Zbatimi i kësaj, garanton rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, reformimit të buxhetit vendor, duke e bërë më eficient dhe transparent, si dhe kontrollit më të mirë të auditimit dhe raportimit financiar.
Faza e parë e zbatimit të projektit ka mbështetur bashkitë në disa aspekte, ndërsa faza e dytë ka si objektiva kryesorë përmirësimin e planifikimit strategjik dhe menaxhimit të përgjithshëm, fuqizimin e sistemeve të menaxhimit të të ardhurave vendore, me qëllim rritjen e tyre dhe kontributi për rritjen e të ardhurave të veta në bashki, ngritjen e sistemeve të efektshme për auditimin dhe raportimin financiar.
Projekti për financat vendore mbështet 61 bashkitë në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e financave, të cilat njihen me instrumente dhe metoda më efikase në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













