Fotolajmi
Hyrja në BE do të paguhet?
Ideja është që BE-ja të bëhet si destinacioni më tërheqës turistik dhe për të futur një sistem të regjistrimit të vizitorëve të huaj, duke ndjekur shembullin ekzistues në SHBA-së
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar një rregullore të re që shtetasit e vendeve jo-anëtare, të cilat nuk kanë një regjim të vizave me BE-në të paguajnë një tarifë për të hyrë në territorin e saj. Një nismë e tillë është përhapur nga një zyrtar britanik në Bruksel për t’i trembur britanikët pas vendimit të braktisjes së Bashkimit Evropian. Siç raporton “EurActiv” ideja vjen nga Franca dhe Gjermania.
Ideja është që BE-ja të bëhet si destinacioni më tërheqës turistik dhe për të futur një sistem të regjistrimit të vizitorëve të huaj, duke ndjekur shembullin ekzistues në SHBA-së, ku për të hyrë në territorin e saj duhet të paguhen 14 dollarë.
Burime nga Brukseli jozyrtarisht pohuan se motivimi është më shumë financiar (për të mbledhur gjysmë miliard deri në dy miliardë euro për buxhetin delikat të Bashkimit Evropian për shkak të refugjatëve), por kjo është arsyeja për të pasur një pasqyre më të qartë të vizitorëve të huaj në BE.
Sistemi për regjistrimin e udhëtarëve (ETIAS) duhet të zbatohet edhe për britanikët, dhe për të do të jetë përgjegjës komisioneri grek, Dimitris Avramopulos, dhe siç pritet, do të prezantohet publikisht në nëntor.
Sipas “EurActiv”, shuma e taksës ende nuk është përcaktuar dhe kjo mund të jetë shumë më e lartë, diku deri 50 euro për person, përcjell albinfo.ch
Ministri i Brendshëm britanik, Amber Rudd, tha për BBC, se kjo do të ishte befasi e padëshirueshme për qytetarët britanikë dhe se mundësia që të ndodhë “nuk duhet të përjashtohet”, që do të thotë se vendimi është ende në shqyrtim.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në











