Lajme
I bashkon “Darka e Lamës”
“Darka e Lamës” një festë tradicionale e falënderimeve u organizua edhe këtë vit në Prishtinë. Nikoqir si zakonisht ishte Presidenca kosovare
Flia, djathi i Sharrit, specat e Rahovecit, mjalti dhe kosi bylemtit, kanë qenë vetëm disa nga produktet ushqimore me të cilat janë ushqyer përfaqësuesit e institucioneve kosovare, por edhe diplomatë e ushtarakë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, të hënën mbrëma në “Darkën e Lamës”.
E organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, festa tradicionale e falënderimeve “Darka e Lamës” edhe sivjet kishte madhështinë e saj. Rreth sofrave të mbushura me produkte ushqimore autoktone shqiptare, ishin ulur të gjithë politikanët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe ata të shoqërisë civile.
“Jemi bashkë sonte këtu, rreth sofrës, ashtu sikur dikur paraardhësit tonë: për të ngritur dollinë për bereqetin që na e ka falur Zoti këtë vit. Qysh në kohërat e lashta përfundimi i të korrave gjithmonë e ka sjellë gëzimin dhe festën e përbashkët “Darkën e Lamës”, ku bujqit krenarë kanë sjellë ushqimin më të mirë që e kanë pasur, në sofrën e përbashkët”, tha në fillim presidentja Jahjaga.
Darka e Lamës, sipas saj, është një festë e dardanëve ilirë dhe e popujve të tjerë në lashtësi, një festë tradicionale në familjet shqiptare.
“Ajo u ruajt dhe u përcoll brez pas brezi, si festë gëzimi për punët e kryera të stinës, për mbledhjen e drithërave, fryteve dhe të gjitha prodhimeve bujqësore”, tha ajo.
Në çdo vend të zhvilluar e të qytetëruar, sipas presidentes, bujqësia ka qenë sektori kyç që ka nxitur zhvillimin ekonomik.
“Dhe ne, sot krenohemi me rrushin dhe verën e Kosovës, me bletët dhe mjaltin e Kosovës, me qumështin dhe djathin e Kosovës dhe i falënderojmë të gjithë ata që kanë punuar e punojnë pa u ndalë, për të mirën e këtij vendi të mrekullueshëm”, tha Jahjaga.
“Darka e Lamës” si festë e falënderimeve, është iniciuar fillimisht nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, ndërsa pas vdekjes së tij këtë festë e vazhdoi ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Duke e konsideruar si festë tradicionale shqiptare, “Darkën e Lamës” e vazhdoi edhe presidentja Jahjaga.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












