Shqipëria
I dënuar me 25 vjet burgim, shqiptari deportohet nga SHBA-ja
Një operacion i përbashkët mes Interpol Tirana dhe DSS-OCI bëri deportimin nga SHBA-ja i një shqiptari të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri.
Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Njoftimi
Një tjetër operacion i përbashkët rikthimi ndërmjet Interpol Tirana, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) në Ambasadën e SHBA-së Tiranë është realizuar me sukses, për kapjen dhe deportimin/ekstradimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar në Shqipëri për veprën penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen”, i cili pasi kishte kryer krimin, ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara.
Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t’u përballur me sistemin e drejtësisë.
Si rezultat i një operacioni të gjatë ndërmjet Interpol Tirana dhe DSS-OCI u realizua me sukses deportimi nga SHBA-ja i shqiptarit të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri:
• Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Policia shqiptare ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin, Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të rikthimit të këtij shtetasi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











