Shqipëria
I dënuar në Itali me 32 vjet burg, në Shqipëri i konfiskohet pasuri prej 1 milion euro
1 milionë euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale u sekuestruan në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” që godet krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.
Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Arben Gropës (Vangjel Ziaj) 50 vjeç nga Fieri, i dënuar në Itali për vepra të ndryshme penale.
Biznesmeni fierak Arben Gropa, ndryshe Vangjel Zijaji është dënuar me plot 32.6 vite heqje lirie është dënuar, raportojnë mediat shqiptare.
Sipas dosjes së prokurorisë, gjykatat italiane kanë dhënë tre vendime penale në ngarkim të tij, ku rezulton se Arben Gropa është një person i dënuar gjithsej me 32 vjet dhe 6 muaj burgim, dënim ky i dhënë për vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të parashikuara të tilla edhe nga Kodi ynë Penal siç janë “trafikimi i lëndëve narkotike” heroinë në sasira të mëdha e vlerësuar rreth 300.000.000 lireta italiane, si dhe “Prostitucion dhe pjesëmarrje në organizata kriminale”, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare sqaron se pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro, mes të cilave janë një kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier, një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe një veturë i markës “Benz”.
Policia thotë se vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë Arben Gropa dhe personat e lidhur me të.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











