Lajme
I erdhi fatura 15 mijë euro, italianja ndërron jetë
Një pensioniste 88-vjeçare nga Camporosso, në rajonin e Ligurias në Itali, ka ndërruar jetë, pasi ka parë shifrën e majme në faturën e saj të ujit, që duhet të paguante.
Një gabim nga ujësjellësi në llogaritjen e faturës së ujit të shtëpisë së saj, i shkaktoi të moshuarës një tronditje që e çoi drejt vdekjes, siç raportohet nga Corriere della Sera.
Sipas medias italiane, fatura që ka shkuar në shtëpinë e të moshuarës kapte vlerën 15 339 euro, ndërsa në të vërtetë ajo kishte harxhuar vetëm 55 euro ujë në muaj.
Një gabim, i cili duket se vjen si pasojë e një matjeje të gabuar, e cila, megjithatë, për shkak të pagesës automatike, ka zbrazur llogarinë bankare të të moshuarës.
Kur u konstatua se konsumi maksimal i 88-vjeçares ishte vetëm disa metër kub ujë, ishte tepër vonë për të.
Ndërkohë, kompania e ujësjellësit e ka pranuar gabimin dhe ka deklaruar se shuma e parave i është kthyer familjes të së moshuarës fatkeqe, ndërsa këta të fundit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes si dhe faturimin e përgjegjësisë te ta.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











