Lajme
I ftohti në Gjermani anulon qindra fluturime
Raportohet se disa zona në Gjermani janë paralajmëruar sot për një mot të ashpër, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit të acartë, që goditi pjesë të mëdha të vendit në fillim të javës, nën ndikimin e temperaturave nën zero, përcjell albinfo.ch.
“Operacionet në aeroportin më të madh të Gjermanisë janë ndërprerë, duke shkaktuar anulime dhe vonesa në Frankfurt”, tha sot operatori i objektit.
“Rreth 180 nga 1.100 fluturime të planifikuara sot, janë anuluar”, sipas një zëdhënësi të aeroportit.
“Operacionet nuk ishin ndalur plotësisht, por aktualisht u lejuan të ulen më pak aeroplanë se zakonisht, pasi pista veri-perëndimore e aeroportit u mbyll në mëngjes”, tha zëdhënësi.
“Rrjeti hekurudhor i Gjermanisë gjithashtu u ndërpre sot për disa orë”, tha Deutsche Bahn.
Më vonë gjatë ditës, operatori hekurudhor postoi në Twitter se trenat në distanca të gjata po udhëtonin përsëri me shpejtësi të plotë.
Pati disa aksidente automobilistike në gjithë vendin, duke përfshirë një autobus, i cili u përplas me një pemë pranë Frankfurtit pasi doli nga një rrugë e rrëshqitshme.
“Vetëm në qytetin verior të Hamburgut ka pasur më shumë se 200 aksidente rrugore sot në mëngjes”, sipas brigadës së zjarrfikësve.
Si masë paraprake, shumë shkolla, tregje të produkteve për Krishtlindje dhe kopshte zoologjike u mbyllën në gjithë vendin.
Në rajonin jugor të Baden-Württemberg, i goditur tashmë nga i ftohti ekstrem javën e kaluar, priten stuhi të tjera.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











