Lajme
I irrituar me fitoren e Thaçit, heq dorë nga nënshtetësia kosovare
Një qytetarë nga rajoni i Gjakovës menjëherë pasi Thaçi u zgjodh president me mandat 5 vjeçar, hoqi dorë nga nënshtetësia kosovare. Ai bën copë-copë pasaportat
Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit president të shtetit nuk i ka irrituar vetëm përfaqësuesit e partive opozitare, por edhe qytetarët e rëndomtë. Një qytetarë nga rajoni i Gjakovës menjëherë pasi Thaçi u zgjodh president me mandat 5 vjeçar, hoqi dorë nga nënshtetësia kosovare.
Në një video që po qarkullon në rrjetin social Facebook, ky qytetarë dëgjohet tek thotë se në po vendos të heqë dorë nga kjo nënshtetësi, për të aplikuar në ndonjë kineze apo afrikane. “Krejt kjo për padrejtësitë që janë bërë” ka thënë ky qytetar që nga theksi duhet të jetë nga rajoni i Dukagjinit.
Në video shihet se ai po i grisë certifikatat e lindjes të fëmijëve të tij, por edhe pasaportat biometrik të Republikës së Kosovës. Aty shihet se po i bën copë-copë, pasaportën e vet, të dy djemve të tij, njëri quhet Malësor, tjetri Planor dhe vajzës Arbresha. Këtë thotë po e bënë sepse Kosova, sipas tij, po qeverisët nga mafiozet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













