Lajme
I jepet lamtumira e fundit ikonës së aktrimit Leze Qena
Aktores së mirënjohur shqiptare, Leze Qenës, sot (e enjte) i është dhënë lamtumira e fundit.
E ndjera u varrosë në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.
Në varrimin e së ndjerës ishin familjarë dhe miqë të ngushtë, aty kishte qenë edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Ikona e aktrimit në Kosovë ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në QKUK, teksa kohëve të fundit u largua nga angazhimet artistike për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo ka lënë pas një bagazh të pasur artistik, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën në vend.
Të shumta kanë qenë edhe ngushëllimet nga miqtë, kolegët dhe personazhet publike në nder të veprimtarisë së saj.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












