Lajme
I kurdiset bombë në dritare të shtëpisë!
Zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës, Ahmet Jashari tha se brenda dy javësh në veriun e Mitrovicës kanë ndodhur 18 shpërthime
Intensifikimi i bisedimeve në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është manifestuar me një valë shpërthimesh në veriun e Kosovës, i cili ka qenë objekt diskutimi në dy rrethet e fundit të negociatave. Shtëpia e boshnjakut Tahir Memoviqi, ka qenë mbrëmë në shenjtër të grupeve kriminale.
Në shtëpinë e tij është aktivizuar një mjet shpërthyes, i cili përveç dëmeve materiale nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz. Mjeti shpërthyes, siç kanë raportuar mediat serbe, ishte vënë në dritaren e shtëpisë së
Memoviqit, ku edhe vërehen dëmet më të mëdha.
Në momentin e shpërthimit në shtëpi kanë qenë shatë persona, por asnjëri nuk kishte pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes, si rëndomë kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ata të EULEX-it dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it.
Këto shpërthime që janë bërë rutinë në veriun e Mitrovicës të dominuar nga serbët, po shqetësojnë tej mase banorët joseë të lagjeve “Kroi i Vitakut”, “Lagja e Boshnjakëve”, “Tre Rrokaqiejt”. Sulmuesit në cak kanë pasur kryesisht qytetarët që punojnë në institucionet e Kosovës.
Zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës, Ahmet Jashari tha se me shpërthimin e mbrëmshëm për dy jave në veriun e Mitrovicës kanë ndodhur 18 shpërthime, ku për fat ka pasur vetëm dëmtime materiale, por jo edhe viktima.
“Ka qenë një periudhe mjaft e tensionuar, meqë banorët jo serbë janë mjaft të shqetësuar me këtë situate. Si rrjedhojë Komuna e Mitrovicas për dallim prej me herët, këto ditë është duke mbajtur takime javore të Komitetit të Sigurisë për të koordinuar aktivitetet me strukturat e rendit në mënyrë që të menaxhohet sa ma mirë situata e krijuar”, tha Jashari për “Albinfo.ch”.
Organet e sigurisë, sipas tij, kanë shtuar masat në lagjet e përziera me qëllim që banorët atje të ndihen me të sigurt. “Është për t’u vlerësuar maturia e qytetarëve, të cilët janë treguar shumë të përgjegjshëm duke ndikuar që situata të mos eskalojë”, tha Jashari, sipas të cilit, Komuna e Mitrovicës është në kontakt të vazhdueshëm me banoret në veriun e vendit, në mënyrë që të mos lejohet përhapjen e panikut.
“Është tendencë e strukturave serbe të frikësojnë masën dhe me arratisjen e tyre të ndryshojnë strukturën etnike, para se të përmbyllët dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, konsideron Jashari.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












