Lajme
I mituri me veturë me targa zvicerane godet për vdekje dy këmbësore
Policia ka bërë të ditur se ngasës i automobilit me tabela të Zvicrës ishte një i mitur, H.B. i lindur më 2001
Një 16-vjeçar ka goditur me veturë dy këmbësorë, të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Ky aksident ndodhi në fshatin Rogovë të Gjakovës, të hënën pasdite.
Policia ka bërë të ditur se ngasës i automobilit me tabela të Zvicrës ishte një i mitur, H.B. i lindur më 2001. “Duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ai ka humbur kontrollin dhe i ka goditur dy këmbësorë të cilët na lëndimet kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë, rajoni i Gjakovës.
Lëndime ka marrë edhe shoferi, si edhe një pasagjer.
Dy viktimat janë të gjinisë femërore, Gj.K. e lindur më 1962 dhe L.D. e lindur më 2005.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











