Kosova
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
Njoftimi i policisë:
DHËNIE E RYSHFETIT
PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore













