Jeta në Zvicër
I pakënaqur me dënimin dhe drejtësinë zvicerane
Dënimi e ka zemëruar shumë atë. “E gjithë kjo më kujton kohën e diktaturës në vendin tim. Policia mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë ai, duke krahasuar me gjykatën në ish-Jugosllavi. Megjithatë gjykatësi i është përgjigjur se ai jeton që 20 vjet dhe duhet të njeh më mirë Zvicrën
Ishte një skenë si në film. Dy vëllezër nga Kosova po vozisnin shpejtë, derisa policia po i ndiqte. Por, këtu nuk ka skena të Hollywoodit. Është magjistralja A1 mes Lenzburg dhe tunelit Baregg në Kantonin Aargau, shkruan ‘Blick’.
Pavarësisht dëshmive të videove, njëri nga dy vëllezërit e ka mohuar këtë në gjykatë. Mësohet se kjo ngjarje kishte ndodhur në maj të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Ata ishin duke vozitur në autostradën Aargauer, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120, kurse vëllezërit nga Kosova po vozitnin 160. Ata po i ndiqte një makinë e policisë, derisa më në fund janë ndalur.
Shoferi i makinës e kishte pranuar dënimin dhe videoja e policisë ishte e mjaftueshme për të, por vëllai i tij jo. Ai ka thënë se nuk kanë prova kundër tij dhe kishin udhëtuar vetëm 130 km në orë. “Si nuk jam i sigurt. Unë kurrë nuk gënjej. Unë gjithmonë them të vërtetën”.
Por, në imazhet e kamerave shihet qartë se makina po voziste 160 km në orë. Gjykata dënoi me një gjobë prej 400 franga dhe 1750 euro shpenzime të gjyqit dhe kjo nuk është problem i madh, duke marrë parasysh se ai ka të ardhura vjetore prej 300 mijë franga zvicerane, por ai kishte shkelur ligjet e trafikut edhe më herët dhe kjo i shkakton probleme. Ai do të dëshironte që kjo çështje të shkojë në Gjykatën Federale.
Dënimi e ka zemëruar shumë atë. Megjithatë gjykatësi i është përgjigjur se ai jeton që 20 vjet dhe duhet të njeh më mirë Zvicrën.
“Nuk jeni ju ai që më tregon se a jam i integruar apo jo”, thotë ai duke dalë i zemëruar.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












