I plagosuri në Aargau ishte serb, dorasi kosovar

Disa medie në gjuhën shqipe kanë kuptuar gabimisht këtë informatë. Sipas tyre, sulmuesi ka qenë serb ndërsa i sulmuari shqiptar

I plagosuri pas një zënke që ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Full-Reuenthal të Kantonit Aargau ka qenë shtetas serb ndërsa dorasi, shtetas kosovar. Kështu njofton portali azonline.ch, ose botimi online i gazetave Aargauer Zeitung, Solothurner Zeitung etj.

Mediet në gjuhën shqipe kanë kuptuar gabimisht këtë informatë. Sipas tyre, sulmuesi ka qenë serb ndërsa i sulmuari shqiptar.

Sidoqoftë, shtetasi serb i moshës 39 vjeçare është i plagosur me thikë në gjoks dhe gjendet i shtrirë në spital por jashtë rrezikut për jetë.

“Policia kantonale ka arrestuar dorasin e dyshuar po në mbrëmjen kur ka ndodhur sulmi. Bëhet fjalë për një kosovar dhe ai ndodhet në burgun për hetime. Rrethanat e kryerjes së veprës janë ende të paqarta ndërsa prokuroria Brug-Zurzach ka nisur hetimet penale”, shkruan portali.