Lajme
I riu shqiptar, në listën e “Forbes 30 Under 30″
Kevin Krasniqi është përzgjedhur mes 12 mijë kandidatëve për arritjet e tij marramendëse në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.
Kevin Sekniqi, i riu shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është listuar nga revista prestigjioze “Forbes” në “30 under 30”, një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik, përcjell albinfo.ch.
“Është bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarësh”, nënvizohet në përshkrimin e revistës amerikane.
Për suksesin e Sekniqit dhe vlerësimin që i është bërë nga “Forbes”, ka bërë një koment edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli – Faber, e cila mes të tjerash e etiketon “një ‘hit’ në botën financiare” dhe një njeri mjaft modest.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër Ai ka thënë se ky vendim erdhi pas rezultatit të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet... -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025 -
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit aziatikë i drejtohen Zvicrës për pasuri Zvicra forcon pozicionin e saj si qendër kryesore financiare globale... -
Zvicër: Pothuajse një në dy deputetë hesht për të ardhurat e tyre shtesë -
Zvicër: Mbi 8 milionë orë mungesa në punë janë për shkak të alkoolit -
Ushtria zvicerane do të zgjerojë masivisht hulumtimet me universitetet -
Coop do të ofrojë zbritje më të vogla për ushqimet që janë afër skadencës














