Lajme
I riu shqiptar: “U largova nga vendi im, asgjë nuk më ofronte”
"U largova nga Shqipëria pasi asgjë nuk më plotësonte, nuk më përshtatej, e të më jepte liri mua si artist"
I riu shqiptar, Julian Bulku, u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të në moshën 19-vjeçare dhe, pas disa vjetësh në shtete të ndryshme nëpër Europë, së fundmi ndaloi përfundimisht në Greqi, ku që prej 18 vjetësh po bashkëpunon me emrat më të shquar vendas, përcjell albinfo.ch.
Duket se atij si nga ana e shteteve evropiane, ashtu edhe tani Greqia i ka dhënë mundësi që të vazhdojë edhe më tej hapat si kërcimtar, si krijues, si artist. Julian Bulku është një prej instruktorëve më të mirë të Jogës.
Po ashtu, duhet theksuar se Julian së bashku me Blerina Arbanën, drejtoreshën e shkollës së baletit, ka realizuar një master class me studentët më të mirë të shkollës së baletit, shkruan tch.
Këtij master class iu bashkuan dhe 3 petagogë nga Greqia, ku njëra prej tyre, Aulona Lupo, është me origjinë shqiptare. /Albinfo.ch.



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












