Shkurt.ch
I zhdukuri 12 vjeçar nga Zvicra gjendet në Dyseldorf
Policia e Dyseldorfit njofton se një komando speciale e policisë ka sulmuar banesën ku qëndronte Pauli dhe e ka gjetur atë në gjendje të mirë shëndetësore. Me atë rast është arrestuar një burrë 35 vjeçar, i dyshuar të ketë qenë pengmarrësi
Pauli, një djalosh 12 vjeçar nga Günzgen-i i Solothurn-it i cili kishte humbur që nga e shtuna e javës së kaluar, është gjetur në natën në mes të së shtunës dhe të dielës shëndosh e mirë, në Dyseldorf, Gjermani, shkruan sda.ch
Siç bën të ditur prokuroria e Solothurnit, pas hetimeve të shumta policia e ka gjetur natën e mbrëmshme.
Ndërsa policia e Dyseldorfit nga ana e saj njofton se një komando speciale e policisë ka sulmuar banesën ku qëndronte Pauli dhe e ka gjetur atë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton albinfo.ch. Me atë rast është arrestuar një burrë 35 vjeçar, i cili mendohet të jetë pronari i banesës. Ai dyshohet që të jetë përgjegjës për zhdukjen dhe mbajtjen për tetë ditë të vogëlushit zviceran.
Pauli ishte zhdukur nga shtëpia të shtunën e kaluar, më 18 qershor. E vetmja gjë që supozohej, në nivel spekulimesh ishte se ai mund të jetë lidhur dhe marrë vesh me dikë përmes internetit.
Pauli pritet që qysh sot t`i dorëzohet familjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












