Kosova
iCHAT: Ngërçi politik mund të shkaktojë një valë të re të migrimeve masive
"Duke pasur parasysh situatën e ngërçit politik në Kosovë, e ngjashme me atë të vitit 2014, institutit iCHAT parasheh si shqetësim të thellë që mund të përsëritet një valë e re e migrimit masiv të të rinjve nga Kosova"
Instituti iCHAT thotë se ka bërë disa studime por edhe në konsultim me ekonomistë kanë ardhur në përfundime se papunësia është një ndër rreziqet më të mëdha që përballet Kosova. Andaj duke pasur parasysh situatën e ngërçit politik në Kosovë, e ngjashme me atë të vitit 2014, institutit iCHAT parasheh si shqetësim të thellë që mund të përsëritet një valë e re e migrimit masiv të të rinjve nga Kosova.
“Është nevojë imediate të intervenohet në mënyrë që të parandalohet një gjë e tillë. Kërkojmë nga spektri politik të reflektojnë në drejtim të zgjidhjes së këtij ngërçi politik dhe të mos vazhdohet nga spektri politik në Kosovë të tregohet papjekuri politike, mungesë e lidershipit dhe inate personale të cilat janë në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e këtij instituti.
Gjithashtu iCHAT parasheh që duhet të ndërmerren masa të menjëhershme si dhe fushata sensibilizuese përmes debateve publike për informimin e drejtë dhe parandalimin e dezinformatave nga grupe që nxisin migrimin e të rinjve.
“Ne konsiderojmë që kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh, i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të vendeve perëndimore për nevojën e rreth mijëra-mijërave të huaj, por me profesione të caktuara në raport me aspiratën e njerëzve për të shkuar në vende perëndimore dhe për të kërkuar një jetë më të mirë”, thuhet në këtë raport.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












