Lajme
ICO në përkrahje të veprimit të Qeverisë në veri
Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou është vënë në mbështetje të aksionit të qeverisë së Kosovës në veri
Mbikëqyrësi i pavarësisë së vendit, Zyra Civile Ndërkombëtare, nëpërmjet zëdhënësit, Andy Mecguffy ka thënë se sikur çdo vend sovran, Qeveria ka të drejtë të ndërmarrë hapa për të siguruar administrim adekuat, përfshirë këtu kontrollin e kufirit dhe të doganave.
Siç njofton RTK, ICO ka deklaruar se inkurajon Qeverinë që përpjekjet e veta për të vendosur kontroll në tërë territorin e saj t’i përcjellë me përpjekje për t’i siguruar dhe mbështetur qytetarët e saj në veri të vendit.
Po ashtu edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou është vënë në mbështetje të aksionit të qeverisë së Kosovës në veri. “Nuk duhet pritur që EULEX-i të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka marrë në duart e veta përgjegjësinë që i takon, prandaj ne duhet ta respektojmë na pëlqeu ose jo”. Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, ambasadori francez, Jean-Francois Fitou.
Ky vendim ka krijuar një situatë të re dhe ne duhet të jetojmë me këtë situatë të re përderisa t’i njoftojmë të gjithë që tani është e rëndësishme të ruhet qetësia, ka thënë Fitou.
“Shpresoj shumë se krimi i organizuar nuk do të importohet apo eksportohet nga Kosova në këtë situatë të re. E nëse këto fenomene të trafikimit do të ndalen me situatën e re, kjo do të ishte gjëja më e mirë e mundshme”, ka deklaruar ai.
Ambasadori francez i ka sugjeruar EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës që të ulën dhe të bisedojnë për të gjetur mënyra se si të implementojnë vendimet e Qeverisë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











