Lajme
Identifikohet krokodili misterioz pas 250 vitesh në Gjermani
Është identifikuar përfundimisht një krokodil parahistorik që jetoi 180 milionë vjet më parë - gati 250 vjet pasi fosili i tij u zbulua në Gjermani.
Kafka e grabitqarit u gjet në një qytet bavarez në vitet 1770, por studiuesit tani kanë zbuluar se ishte një Mystriosaurus laurillardi.
Kishte një kokë të gjatë, dhëmbë të theksuar dhe ushqehej me peshk. Për 60 vjetët e fundit, mendohej se kafsha ishte pjesë e një specie të ngjashme, e njohur si Steneosaurus bollensis, e cila ekzistonte rreth të njëjtën kohë, shkruan Kosovapress.
Lloji tani i zhdukur, i cili jetonte në ujërat tropikale gjatë periudhës Jurassic, mund të rritet deri në 4,5 metra.
Paelologët identifikuan kafshën duke krahasuar fosilet e zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.
Ekipi, i cili përfshinte shkencëtarë nga Universiteti i Edinburgh, zbuloi gjithashtu se një kafkë tjetër, e zbuluar në Yorkshire në vitet 1800, i përket Mystriosaurus laurillardi.
Jetonte në dete të ngrohta së bashku me kafshë të tjera, përfshirë amonitë dhe zvarranikët e mëdhenj detarë, të quajtur ichthyosaurs.

Zbulimi i fosileve në Gjermaninë e sotme dhe Mbretërinë e Bashkuar tregon se speciet mund të notonin lehtësisht midis ishujve, ashtu si krokodilët modernë në ujin e njelmët, thonë studiuesit.
Sven Sachs nga Muzeu Naturkunde-Bielefeld, i cili drejtoi studimin, tha se krijesa dukej si një krokodil i madh që ushqehej me peshk, i cili mund të gjendet në Gadishullin e Indisë.
Dr Mark Young, nga Shkolla e GeoSciences e Universitetit të Edinburgh, i cili u përfshi në studim, tha se zbulimi i historisë dhe anatomisë komplekse të fosileve si Mystriosaurus është e nevojshme nëse duam të kuptojmë diversifikimin e krokodilëve gjatë Jurassic.
“Rritja e shpejtë e tyre në biodiversitet midis 200 dhe 180 milionë vjet më parë ende kuptohet dobët,” tha ai.
Studimi është botuar në revistën Acta Palaeontologica Polonica. Ai u mbështet nga Shoqëria Paleontografike, Leverhulme Trust dhe Këshilli i Shkencave të Natyrës dhe Kërkimit Inxhinierik i Kanadasë.
Mystriosaurus laurillardi, një kafkë e zbuluar në Gjermani, është një nga fosilet e para detare të krokodilit që është gjetur ndonjëherë nga studiuesit. Përmendur në dokumente qysh në vitin 1776, ai u riemërua mystriosaurus – për shkak se u mbulua në mister.
Fosili u zbulua nga Johann Friedrich Bauder, një tregtar dhe natyralist, dhe ishte kryetar i qytetit të vogël gjerman, ku u zbulua, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen Një valë tjetër e zgjatur e nxehtësisë në Zvicër parashikohet për javën e ardhshme ... -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në













