E-Diaspora
Identifikohet shqiptari i vrarë në Torino
Mediat italiane kanë raportuar sot se ai është Shpëtim Frashëri, 39-vjecar, i njohur si Çimi
Është identifikuar shqiptari i ekzekutuar në Torino. Mediat italiane kanë raportuar sot se ai është Shpëtim Frashëri, 39-vjecar.
Sipas policisë, shqiptari i thërritur shkurt Çimi ndërroi jetë në spital. Ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona rreth orës 03.15 minuta të së dielës, përballë lokalit “Chic Bar” në lagjen Pozzo Strada të Torinos.
Sipas policisë, vrasësit kanë pasur si qëllim pikërisht vrasjen e viktimës pasi pas plumbit të parë të marrë në gjoks, Shpëtim Frashëri ka tentuar të largohet, por është ndjekur nga killerat për rreth 150 metra duke marrë dy plumba të tjerë në trup.
Policia ka dyshime se kane qene dy autoret qe pasi e kane qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ne vend, policia ka konstatuar se ndaj shqiptarit është qëlluar tre here me arme te kalibrit 45.
Mes pistave te para te hetimit te ngritura fill pas ngjarjes, policia po këmbëngul ne një larje hesapesh mes bandave rivale shqiptare.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












