Lajme
Ikni kolonave, shfrytëzoni vendkalimet tjera kufitare
Policia e Kosovës iu rekomandon mërgimtarëve që të kalojnë edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë dhe Muqibabë për t’i ikur kolonave të gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Policia e Kosovës iu rekomandon qytetarëve kosovarë, por në veçanti bashkatdhetarëve që kalojnë nëpër Serbi për të shkuar në vendet e BE-së, që t’i shfrytëzojnë edhe dy pikëkalimet tjera kufitare Mutivodë dhe Muqibabë, me qëllim që t’i ikin kolonave të gjata.
“Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet”, njofton Policia nëpërmjet një kumtese.
Sipas Departamentit të Policisë Kufitare, në pikë-kalimin Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po fillon të ketë kolona dhe pritje të gjata për në dalje nga Kosov në drejtim të Serbisë, prandaj PK rekomandon që të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera.
“Polica e Kosovës me qëllim të shmangies nga pritjet e gjata dhe me qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarët e në këtë rast mërgatën kosovare, i njofton të njëjtit së përpos këtyre dy pikave kufitare mund t’i përdorin për qarkullim edhe dy pikë-kalime tjera kufitare, Mutivodë dhe Muqibabë”, thuhet në deklaratë.
Procedurat e kalimit në këto pikat tjera, duke përfshirë posedimin e dokumentacioneve të aplikueshme për kalimin kufitar, sipas Policisë, janë krejtësisht të njëjta sikurse në pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












