Lajme
Ilaçi bimor që po ndihmon njerëzit të lënë duhanin
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë sfidë, por sot ka metoda më efektive se kurrë. Një prej tyre është citisina, një përbërës bimor që po tërheq vëmendjen në Europë për rolin e saj në luftën kundër varësisë nga nikotina, sipas Euronews.com.
Që nga fundi i marsit, sistemi shëndetësor italian filloi të rimbursojë ilaçet me bazë citisine, duke i bërë më të aksesueshme për pacientët. Por kujdes: trajtimi i vetëm nuk mjafton. Kombinohet gjithmonë me mbështetje psikologjike dhe terapi të sjelljes për rezultate më të mira.
Si funksionon citisina?
Vepron direkt në receptorët e nikotinës në tru, duke “mashtruar” mekanizmin e varësisë.
Redukton kënaqësinë që jep duhani.
Lehtëson simptomat e abstinencës dhe zvogëlon dëshirën për cigare.
Rezultatet shkencore janë premtuese: 32.1% e personave që përdorën citisinën lënë duhanin pas një viti, krahasuar me vetëm 7.3% që ndoqën vetëm terapi psikologjike. Kombinimi i metodave është çelësi i suksesit.
Ekspertët theksojnë se terapia e sjelljes mbetet vendimtare, sepse ndihmon në identifikimin dhe ndryshimin e zakoneve të përditshme që lidhen me duhanin, si cigare pas kafes apo gjatë stresit. Ilaçi ndikon në trup, terapia në mendje – bashkë, japin rezultatet më të mira.
Duhanpirja mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e mushkërive, duke shkaktuar miliona vdekje çdo vit. Çdo përpjekje për ta lënë është një investim për shëndetin.
Përveç citisinës, ekzistojnë edhe zëvendësues të nikotinës (patch, çamçakëz), vareniklina, bupropioni, dhe teknika alternative si meditimi, hipnoza apo aplikacionet digjitale, por zakonisht nuk janë aq efektive kur përdoren të vetme.
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet












