Lajme
Ilir Gjoni do ta zëvendësojë në Zvicër Mehmet Elezin
Presidenti i Shqipërisë , Bujar Nishani ka dekretuar sot Leonard Demin, ambasador të vendit në NATO dhe Ilir Gjonin, ambasador në Zvicër
Presidenti i Shqipërisë , Bujar Nishani ka dekretuar sot Leonard Demin, ambasador të vendit në NATO dhe Ilir Gjonin, ambasador në Zvicer.
Sic raportojnë emdiat e Tiranës, dekretet vijnë vetëm pak ditë pas miratimit me unanimitet të dy kandidaturave te prezantuara nga ministi i Jashtem Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtem, propozuar nga kryeministri.
Dekretet për emërimin e Leonard Demi, Ambasador rezident i Republikes se Shqiperise në NATO.
Emerimin e Ilir Gjoni, Ambasador rezident i Republikes së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, dhe ambsador jorizendt në Principaten e Lihtenshteinit.
Sipas medieve shqiptare, Gjoni dhe Demi kanë bagazh të pasur politik që i përmbushim kushtet për diplomaci.
Demi ish-deputet i Partisë Demokratike ka qenë kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Gjoni ish-deputet i Partisë Socialiste, ka qenë nënkryetar i këtij komisioni.
Ilir Gjoni do ta zëvendësoj në Zvicër Mehmet Elezin, i cili për disa vite ka qenë ambasador Shqipërisë në Bernë.
Ndërsa Leonard Demin do ta zëvendësojë Artur Kukon, që deri më tani ka mbajtur postin e ambasadorit në NATO.
Ndërkaq qeveria shqiptare ka parashikuar edhe ndryshime të tjera në diplomaci. Kuko, propozohet nga Ministria e Jashtme si ambasador në Gjermani, një vend tejet i rëndësishëm për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ndërsa Adriana Hodbari është propozuar si përfaqësuese në Strasburg.
Një tjetër emër i njohur i diplomacisë, Roland Bimo,është propozuar si ambasadori në Vjenë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












